Lidhje

Diagnostikohet rasti i parë i Ebolës në SHBA


Autoritetet mjekësore në Shtetet e Bashkuara kanë diagnostikuar rastin e parë të Ebolës në vend.

Kreu i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, Dr. Tom Frieden, konfirmoi të martën se virusi që mund të jetë vdekjeprurës u gjet në një pacient mashkull i cili ishte infektuar në Liberi. Ai filloi të tregonte simptomat e para një ditë pasi mbërriti në Dallas të Teksasit më 20 shtator.

Zoti Frieden tha se pacienti i paidentifikuar po trajtohet në Spitalin Texas Heath Presbyterian dhe është në izolim të rreptë. Zyrtarët po përpiqen të gjejnë të gjithë ata që mund të kenë patur kontakt me pacientin.

Shefi i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve tha se nuk ka dyshim se autoritetet do të jenë në gjendje ta mbajnë nën kontroll virusin, në mënyrë që ai të mos përhapet gjerësisht në Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse punonjësit amerikanë të shëndetësisë të cilët ishin diagnostikuar në Afrikë u dërguan në Shtetet e Bashkuara për trajtim, rasti i Teksasit është hera e parë që një pacient diagnostikohet me Ebola brenda Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG