Lidhje

Vazhdojnë bisedimet me Iranin


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po vazhdon një raund të tensionuar bisedimesh që synon arritjen e një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit para një afati kohor të rëndësishëm.

Zoti Kerry u takua sot me ministrin e jashtëm Iranian Mohammad Javad Zarif në Vjenë, vetëm disa ditë para afatit të së hënës për arritjen e marrëveshjes.

Janë shtuar shqetësimet se të dyja palët nuk do të jenë në gjendje të ngushtojnë mosmarrëveshjet e tyre në kohë. Ata mund të bien dakort për të shtyrë edhe një here afatin për negociata.

Të enjten zoti Kerry tha se ekipi i tij negociues nuk ka në plan të diskutojë zgjatjen e bisedimeve por do të preferonte të arrinte një marrëveshje të plotë.

Irani dhe një grup i fuqive botërore janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje që do të zvogëlonte programin bërthamor të Teheranit në këmbim të pakësimit të sanksioneve.

XS
SM
MD
LG