Lidhje

Muzeu i Bernës dhe arti gjerman


Një muze në Zvicër thotë se do të pranojë një koleksion arti me vlera të jashtëzakonshme, të cilat i kishte një gjerman, mes të cilave kishte kryevepra arti të cilat nazistët ja kishin grabitur pronarëve të tyre hebrej.

Christoph Schaeublin i Muzeut të Arti të Bernës, tha sot se do ta pranonte koleksionin për muzeun, por do të përpiqej që veprat e artit që i ishin grabitur hebrejve nga nazistët të kthehen.

Autoritetet gjermane në vitin 2012 morën më tepër se 1 mijë e 200 objekte nga aparatmenti i Cornelius Gurlit-it në Mynih, ndërsa ishin duke hetuar një rast evazioni fiscal.

Gurlitt, i cili vdiq në maj, në moshën 81-vjeçare, ishte i biri i një koleksionisti arti, të cilit Adolf Hitleri i kishte caktuar detyrën të zbulonte vepra arti në muzeume dhe nga koleksionistët hebrej, shumica e të cilëve vdiqën gjatë luftës në dhomat famëkeqe të gazit.

Koleksioni përfshin piktura dhe skica nga Picasso, Monet, Chagall and piktorë të tjerë të mëdhnej. .

Gurlitt nuk u akuzua për ndonjë krim, por Gjermania ja konfiskoi të gjitha objektet e artit që kishte. Agjencia franceze e lajmeve thotë se

Gurlitt u zemërua nga trajtimi që i bëri Gjermania dhe për këtë arsye e la me testament që koleksioni të mos i jepet muzeut gjerman të arti, por atij zviceran.

XS
SM
MD
LG