Lidhje

Sulm vetëvrasës në Afganistan


Shpërthimet dhe shkëmbimet e zjarrit tronditën sot kryeqytetin afgan, ku një person me makinë bombë vuri në shënjestër një automjet të ambasadës britanike, duke vrarë 5 vetë.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar tha se një roje britanike e sigurisë dhe një pjesëtar afgan i stafit të ambasadës ishin mes të vdekurve në këtë sulm vetëvrasës, i cili ndodhi në një autostradë që lidh Kabulin me qytetin lindor Jalalabad.

Zyrtarët thanë se nga shpërthimi u plagosën të paktën 33 persona, shumica civilë afganë.

Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin, si dhe për shpërthimet që tronditën sonte një zonë diplomatike në Kabul.

Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar shpërthime të shumta dhe të shtëna armësh zjarri në një zonë ku kanë selinë shumë ambasada dhe komplekse të huaja.

Kohët e fundit, kryeqyteti i Afganistanit është prekur nga një valë sulmesh. Shumica e forcave luftarake të huaja, mbështetëse të qeverisë afgane, po përgatiten të largohen nga vendi muajin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG