Lidhje

NASA shtyn lëshimin e sondës


Nisja e planifikuar për sot e një sonde të re të Nasës është shtyrë të paktën një ditë. Disa probleme çuan në anulimin e nisjes nga qendra Cape Canaveral në Florida. Ato përfshijnë një valvulë difektoze, shpejtësinë e erës dhe një anije që lundronte në një zonë pranë brigjeve ku do të bëhej nisja.

Pas tre përpjekjeve NASA tha se nisja mund të bëhet nesër. Sonda e telekomanduar do të kryejë dy rrotullime rreth tokës në një largësi më shumë se 14 herë se Stacioni Orbital Ndërkombëtar. Pas një fluturimi prej 4 orë e gjysmë, sonda Orion do të rihyjë në atmosferën e tokës me një shpejtësi 32 mijë kilometra në orë për të rënë në Oqeanin Paqësor pranë brigjeve të Kalifornisë.

NASA thotë se misioni i parë me njerëz në bordin e kapsulës Orion nuk do të realizohet para vitit 2021. Kur të fillojë të funksionojë plotësisht Orioni do të transportojë katër deri në gjashtë astronautë në misione të largëta të hapësirës, në Hënë, në asteroid dhe më në fund në Mars.

Që nga fluturimi i anijes së fundit të hapësirës në vitin 2011, astronautët amerikanë janë transportuar në Stacionin Ndërkombëtar nga anije Sojuz të Rusisë. NASA i ka dhënë dy kontrata dy kompanive private, Boeing dhe Space X, për të bërë tranportin e astronautëve në orbitë duke filluar nga viti 2017.

XS
SM
MD
LG