Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel, që është në fund të detyrës në këtë post, thotë se 1 mijë trupa shtesë do të qëndrojnë në Afganistan gjatë muajve të parë të vitit 2015.
Në një konferencë për shtyp në Kabul sot, zoti Hagel tha se Presidenti Barack Obama vendosi ta modifikojë planin e tërheqjes, për shkak të vonesave nga vendet e tjera perëndimore me kontributin e forcave për misionin mbështetës të NATO-s që fillon misionin e vet në janar.
Zoti Hagel tha se kjo lëvizje e ndryshon një plan të mëparshëm për ta pakësuar në 9 mijë e 800 nivelin e trupave deri në fund të këtij viti. 10 mijë e 800 trupat, që tani janë të planifikuara të qëndrojnë në Afganistan, pritet të reduktohen në 5 mijë e 500 në vitin 2016.
Zoti Hagel mbërriti në Afganistan sot për një vizitë të paparalajmëruar.