Lidhje

Dritat e Krishlindjeve


Me afrimin e Krishtlindjeve, dritat dhe zbukurimet kanë pushtuar rrugët dhe shtëpitë në shumë vende të botës. Një nga këto shtëpi që tërheq vizitorë në këtë sezon ndodhet në Calle të Gjermanisë.

400 mijë drita e zbukurojnë shtëpinë, oborrin, pemët dhe kangjellat e shtëpisë së Rolf Vogtit i cili u frymëzua për këtë traditë që e ndjek prej 15 vjetësh, nga një udhëtim në Amerikë. Megjithëse fillimisht familja Vogt kishte shumë më pak drita dhe zbukurime, vizitorët filluan të kërkojnë të shohin të ashtuquajturën “shtëpi të Krishtlindjeve”. Pastaj vizitorët filluan të pyesin nëse kishte salsiçe dhe verë dhe sot nga shitja e tyre, familja siguron një pjesë të parave për të blerë zbukurimet dhe dritat që kushtojnë mijëra euro. Vogt as nuk e mban mend tani numrin e saktë të ditave, mes gjithë atyre Babagjyshëve me ndriçim të krishtlindjeve, yjeve dhe flokëve artificialë të dëborës.

Tani ky është një projekt për të cilin familja fillon të punojë që në verë. Rezultati: zbukurime që tërheqin mijëra vizitorë që nga fundi i nëntorit deri në fund të dhjetorit.

XS
SM
MD
LG