Gjatë vitit 2014 sektori i turizmit ishte në Shqipëri nga më fitimprurësit. Në Bashkinë e Sarandës drejtuesit vendorë thonë se zhvillimet e këtij viti në turizëm nevojiten të mbështeten edhe gjatë vitit të ardhshëm me investime dhe programe për bizneset. Korrespondenti ynë Raimond Kola bisedoi me Kryetarin e Bashkisë së Sarandës Stefan Çipa dhe na përcolli materialin.