Lidhje

Afganistan, hetohet sulmi ndaj dasmorëve


Afganistani po heton nëse pjesëtarë të ushtrisë hodhën një raketë mbi një grup dasmorësh duke lënë mbrëmë të vrarë 26 vetë.

Dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë sulmit në provincën jugore Helmand. Policia beson se raketa u hodh nga një postbllok jo larg vendit ku po zhvillohej dasma.

Kombet e Bashkuara thonë se pjesa më e madhe e viktimave ishin gra e fëmijë.

Afganistani ka marrë mbi vete përgjegjësitë e sigurisë në vend, duke shënuar përfundimin zyrtar të misionit 13-vjeçar luftarak të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s që kishte në shenjestër kryengritësit talebanë.

XS
SM
MD
LG