Lidhje

Gjykata e Lartë, Nishani kthen ligjin


Presidenti kundërshton ndryshimet e miratuara nga parlamenti, të cilat parashikonin procedura të reja për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë

Në Shqipëri, presidenti Bujar Nishani ktheu sot për rishyrtim në parlament, ndryshimet e bëra në ligjin për Gjykatën e Lartë, të cilat parashikon ndër të tjera procedura të reja në emërimin e anëtarëve të kësaj Gjykate

Qëndrimin e tij kundërshtues ndaj ndryshimeve të bëra, presidenti Nishani e parlajmëroi pak ditë më parë dhe në intervsiten për Zërin e Amerikës. Sot në shkresën dërguar parlamentit, ai e motivon vendimin e tij me një sërë argumentash juridik, duke ju referuar si interpretimeve të Gjykatës kushtetuese shqiptare ashtu dhe atyre të Komisionit të Venecias.

Ndryshimet në ligjin për Gjykatën e lartë, të miratuara vetëm me votat e shumicës së majtë, parashikojnë ngritjen e një Këshilli për Emërimet në këtë gjykatë. Por sipas zotit Nishani vlerësimi i kandidaturave është një eskluzivitet I presidentit të Republikës. Po ashtu ai thekson se ndërsa Këshilli cilësohet si një organ këshillimor, atij i jepen fuqi vendimmarrëse dhe detyruese për Kreun e Shtetit.

Vendimi i sotëm i presidentit i thellon mosmarrëveshjet me shumicën e majtë, të cilat kanë bërë që prej më shumë se një viti vendet në Gjykatën e Lartë të mbeten bosh. Të gjitha kandidaturat e zotit Nishani janë hedhur deri më tani poshtë nga parlamenti.

XS
SM
MD
LG