Lidhje

Diktohen sinjale nga kutitë e zeza të avionit indonezian


Autoritetet indoneziane thonë se kanë përcaktuar vendin e avionit të rrëzuar dhe kutitë e regjistrimit të avionit AirAsia 8501. Zyrtarët e marinës thonë se kutitë e zeza besohet të kenë ngecur mes copërave të rrënojave, duke e bërë të vështirë nxjerrjen e tyre.

Bishti i avionit u soll në siperfaqen e detit dje, duke përdorur mjete lundruese, por hetuesit indonezianë nuk gjetën kutitë e zeza të regjistrimit brenda tij. Gjetja e tyre është vendimtare për të zbuluar shkakun e rrëzimit të avionit më 28 dhjetor, duke shkaktuar vdekjen e 162 vetëve në bord.

Ekipet e kërkimit kishin diktuar sinjale nga kutitë e zeza të avionit 8501 të premten, por zyrtarët thanë se dukej që ato të ishin shkëputur nga bishti.

XS
SM
MD
LG