Lidhje

Sulmohet pallati presidencial në Jemen


Rebelët Houthi në Jemen morën sot kontrollin e kompleksit presidencial dhe sulmuan shtëpinë e Presidentit në Sana'a, në sulmin e fundit që pati në objektiv udhëheqjen e vendit.

Forcat milicore shiite u përleshën me ato të sigurisë, duke shkelur armëpushimin e arritur të hënën, pas vrasjes së 9 personave në kryeqytetin e vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon bëri thirrje për arritjen e një marrëveshjeje, duke kërkuar që të rikthehet autoriteti i plotë i qeverisë.

Në një fjalim të transmetuar me televizion, udhëheqësi i forcave rebele, Abdel Malik Al Houthi, tha se grupi i tij po kërkon t’i japë fund “korrupsionit dhe totalitarizimit” në vendin e tij.

Forcat Houthi, që bëjnë thirrje për më tepër të drejta për pakicën Shiite të Jemenit, e morën kontrollin e qytetit në shtator.

XS
SM
MD
LG