Lidhje

Stuhi e madhe dimërore në SHBA


Një stuhi e madhe dimërore në pjesën verilindore të SHBA ka sjellë rreshje bore me trashëri deri në 30 centimetra, por pa arritur parashikimet më pesimiste të ekspertëve.

Guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit filluan të anulojnë ndalimin e udhëtimeve për qytetarët.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill De Blasio kishte paralajmëruar se kjo mund të ishte stuhia më e rëndë në historinë e qytetit, por më pas tha se fuqia e saj as që i afrohej parashikimit.

Bursa e Nju Jorkut funksionoi sot normalisht, por selia e Kombeve të Bashkuara si dhe shumë shkolla e biznese në pjesën verilindore të vendit u mbyllën.

Ndërkohë, në shtetin Massachusetts, reshjet e borës ishin ndër më të mëdhatë. Udhëtimet kudo në verilindje mbetën të paralizuara. Sot, më shumë se 4,500 fluturime u anuluan. Është pezulluar edhe shërbimi hekurudhor në Nju Jork, Boston dhe zona të tjera.

XS
SM
MD
LG