Lidhje

Itali, 29 imigrantë vdesin në Mesdhe


29 imigrantë gjetën vdekjen nga të ftohtit në bordin e anijeve të gardës bregdetare italiane pasi ishin marrë nga një anije që kishte mbetur në det të hapur pranë Libisë.

Roja bregdetare tha në një deklaratë se të dielën, dy anije nxorën 105 persona nga një gomone që po përleshej me dallgët në temperatura të ulta.

Imigrantët që humbën jetën kaluan 18 orë në kuvertën e anijes, që po i çonte në ishullin italian të Lampeduzës.

Kryetari i bashkisë së Lampeduzës fajësoi për tragjedinë vendimin e qeverisë italiane për t’i dhënë fund operacioneve të kërkim shpëtimit të njohur me emrin Mare Nostrum.

Operacioni Mare Nostrum filloi në kohën e Ish kryeministrit Enrico Letta, pas mbytjes së më shumë se 360 burrave, grave e fëmijëve - shumica nga Eritrea - pranë brigjeve të Lampeduzës në tetor 2013.

Pasuesi i tij, Matteo Renzi, e pezulloi pjesërisht operacionin për shkak të kostos së lartë, mbi 129 milionë dollarë në vit.

XS
SM
MD
LG