Lidhje

Akuza ndaj ish kryeministres tajlandeze


Në Tajlandë, Prokurori i Përgjithshëm ka ngritur aktakuza ndaj ish kryeministres Yingluck Shinawatra, lidhur me përfshirjen në një program ndihmash për fermerët e orizit, që i kushtoi vendit miliarda dollarë.

Prokurorët e akuzuan zonjën Yingluck për shpërdorim detyre gjatë mbikqyrjes së programit, përmes të fermerëve për orizin e kultivuar prej tyre me një çmim më të lartë se sa tregu.

Ish-kryeministrja thotë se akuzat ndaj saj janë të motivuara politikisht dhe këmbëngul se nga programi i subvencionimit të orizit kanë përfituar fermerët tajlandezë. Gjykata a Lartë do të marrë një vendim deri më 19 mars lidhur me çështjen.

XS
SM
MD
LG