Lidhje

Presidenti Obama, veton naftësjellësit Keystone


Demonstrators opposing the Keystone XL oil pipeline hold banners in Omaha, Neb., Jan. 13, 2015. Democrats hope to use Senate consideration of the oil pipeline to get Republicans on the record about climate change and resurrect parts of a bipartisan energy
Demonstrators opposing the Keystone XL oil pipeline hold banners in Omaha, Neb., Jan. 13, 2015. Democrats hope to use Senate consideration of the oil pipeline to get Republicans on the record about climate change and resurrect parts of a bipartisan energy

Presidenti Barack Obama i vuri veton projekt-ligjit për ndërtimin e naftësjellësit Keystone. Republikanët e kishin bërë këtë projekt një përparësi, që nga janari, kur ata siguruan shumicën në Kongres.

Tubacioni 1 mijë e 900 kilometra i gjatë do të transportonte naftë të papërpunuar nga shteti Alberta i Kanadasë, përmes tre shteteve veriore amerikane, për t’u bashkuar me një tubacion ekzistues, drejt jugut, për në rafineritë e shtetit të Luizianës.

Përkrahësit e këtij projekti thonë se ai krijon mijëra vende pune dhe pakëson varësinë e Shteteve të Bashkuara tek nafta e importuar nga vende të huaja jo-miqësore. Por kundërshtarët thonë se numri i vendeve të përhershme të punës që krijon ky projekt është i vogël dhe se ai përbën rrezik të madh për mjedisin.

Presidenti Obama tha se ai po i vinte veton ligjit, ngaqë Departamenti i Shtetit ende po vazhdon shqyrtimin e projektit të tubacionit.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, republikani Mitch McConnell, tha se Senati do të votojë përsëri në përpjekje për të kapërcyer veton e presidentit. Por në votimin fillestar për miratimin e projekt-ligjit, si Dhoma e Përfaqësuesve, edhe Senati, ishin shumë mangut sigurimit të dy të tretave të votave, që janë të nevojshme për të përmbysur veton e presidentit.

XS
SM
MD
LG