Lidhje

Zhvlerësimi i euros


Monedha euro ra sot në nivelin më të ulët në 12 vjet kundrejt dollarit.

Monedha e vetme e përdorur nga 19 vende të eurozonës ran ë 1.07 dollarë, këmbimi më i ulët që nga prilli i vitit 2003, dhe shumë larg nga niveli i këmbimit prej më shumë se 1.6 dollarë në mesin e vitit 2008.

Vlera e euros ka rënë gjatë javëve të fundit përkrah dobësimit të ekonomisë evropiane dhe avancimit të asaj amerikane. Investitorët dhe zyrtarët evropianë janë gjithashtu të shqetësuar lidhur me negociatat e ndihmës me Greqinë që mund të provojnë të jenë të vështira për t’u zgjidhur në muajt në vazhdim.

Tregu amerikan I punës shtoi 295,000 vende të reja muajin e kaluar, muaji i 12 në vazhdim ku rritja e vendeve të punës ka qënë më shumë se 200,000, duke e çuar papunësinë në Shtetet e Bashkuara në 5 presje 5 përqind. Ndërkaq, niveli i papunësisë në eurozonë është më shumë se 11 përqind.

XS
SM
MD
LG