Lidhje

Al Shabab vret 147 veta në një universitet në Kenia


Zyrtarët në Kenia thanë se 147 veta, më mesin e të cilëve edhe 4 terrorist të grupit islamik Al Shababa, mbetën të vrarë pas një sulmi në një universitet në lindje të Nairobit.

Policia dhe disa nga të mbijetuarit thanë se personat e armatosur hynë në kampusin e kolegjit universitar Garissa dhe filluan të qëllojnë mbi të gjithë pa dallim.

Forcat e sigurimit rrethuan kampusin dhe u përleshën me militantët për 15 orë duke shpëtuar më shumë se 500 studentë të bllokuar nga dhuna.

Ministri i brendshëm Joseph Nkaissery, tha se katër sulmuesit kishin mjete shpërthyese në trup dhe “shpërthyen si bomba” kur u qëlluan nga policia.

Grupi militant somalez al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin duke thënë se ai ishte hakmarrje për trupat keniane që luftojnë në Somali.

Ky ishte sulmi më I rëndë në Kenia që nga sulmi I vitit 2013 në një qendër tregtare në Nairobi ku u vranë më shumë se 60 persona.

XS
SM
MD
LG