Lidhje

Uashington, rikthehet energjia


Një shpërthim që ndodhi të martën pasdite në një uzinë në periferi të Washingtonit, shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike në një numër të madh agjencish federale, përfshirë Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë. Më pas energjia u rikthye në pjesën më të madhe të institucioneve.

Në shumicën e rasteve ndërprerjet ishin të shkurtra. Zyrtarët thanë se nuk dyshonin për ndonjë akt terrorizmi.

Energjia u ndërpre rreth orës 12:45 sipas orës lokale dhe përfshiu dhjetra qendra të qytetit, përfshirë Zërin e Amerikës. Të gjitha këto agjenci filluan të operojnë me gjeneratorë. Departamenti i Policisë Metropolitane, tha se po e hetonte çështjen.

Energjia u ndërpre në disa pjesë të Departamentit të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Drejtësisë, Kapitolit dhe Universitetit të Marylandit. Edhe disa lagje të qytetit mbetën përkohësisht pa energji.

XS
SM
MD
LG