Lidhje

Lew: Greqia të ketë kujdes me buxhetin


Sekretari amerikan i Thesarit, Jack Lew, i bëri thirrje Greqisë “të studjojë me kujdes çdo tregues të buxhetit”, për të patur një plan reformash të kënaqshëm për kreditorët e huaj.

Zoti Lew tha se mendon se Greqia ndodhet në momentin kur duhen shqyrtuar me kujdes detajet dhe se çështjet nuk zgjidhen me fjalime dhe as me retorika, por me shumë punë.

Ai tha pas takimit me ministrat e financave në Uashington, përfshirë atë grek Yanis Varoufakis, se ka një nevojë urgjente që të merret një vendim i përbashkët për trajtimin e ekonomisë greke.

Zoti Lew theksoi se dështimi për arritjen e një marrëveshjeje do të sillte vështirësi të menjëhershme në Greqi dhe do të shtonte pasiguritë për ekonominë e Europës dhe atë globale.

Ministri grek Varoufakis foli në enjten në një takim në Institutin Brookings në Uashington, ku tha se “Greqia do të bëjë kompromise pas kompromisesh, por pa u kompromentuar”, me qëllim që të qëndrojë në Eurozonë.

XS
SM
MD
LG