Lidhje

Vjedhja në BSH, 20 vite burg për autorin


Gjykata dha sot vendimin për Ardian Bitrajn, i cili do përfitojë uljen më një të tretën të dënimit. E njëjta ulje dhe për Mimoza Bruzian, e konsideruar si bashkëpunëtore e Bitrajt dhe e dënuar me 15 vite burgim

Në Shqipëri Gjykata e shkallës së parë në Tiranë dënoi me 20 vite burgim Ardian Bitrajn, autorin e vjedhjes së mbi 7 milion dollarëve në Bankën e Shqipërisë. Bitraj, i cili punonte në degën e Thesarit, do të përfitojë megjithatë, një ulje me një të tretat të dënimit, pasi pranoi fajin duke kërkuar një gjykim të shkurtuar. Ai pritet të vuajë 13.4 vite burg.

Ulje të dënimit përfitoi dhe Mimoza Bruzia, e cilësuar si bashkëpunëtore e Bitrajt. Nga 15 vite dënim të dhëna nga Gjykata ajo do të vuajë vetëm 10 vjet burg.

Për pjesën dërrmuese të punonjësve dhe zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë, gjykata kanë dhënë tanimë vendimet. Në process gjyqësor është ende ish Inspektorja e Përgjithshme e Bankës Elivar Golemi, e arrestuar shtatorin e kaluar së bashku me ish guvernatorin Ardian Fullani. Të dy më pas u lanë të lirë nga gjykatat. Për ish guvernatorin, hetimet nuk janë mbyllur ende, duke qenë se, përvec cështjes së vjedhjes, prokuroria po heton dhe për abuzime të mundshme financiare.

XS
SM
MD
LG