Lidhje

Punonjësit qeveritarë pas sulmit kibernetik


Shtëpia e Bardhë thotë se qeveria amerikane do të njoftojë të hënën katër milionë punonjës të saj aktualë dhe të mëparshëm lidhur me të dhënat personale, përfshirë informata nga kontrolli i biografisë për detyra sekrete në qeveri, nëse në këto dokumente ka pasur ndërhyrje nga individë të jashtëm. Zyrtarët kanë konfirmuar se është kryer një sulm kibernetik ndaj dosjeve dixhitale të Zyrës së Personelit të qeverisë amerikane.

Hetuesit amerikanë kanë shprehur dyshimin se sulmi u krye nga hakerë, të cilët mund të kenë lidhje me qeverinë kineze.

Analistët thonë se të dhënat personale që lidhen me funksione sekrete mund të jenë me interes për hakerët.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë nuk fajësoi direkt qeverinë kineze për përfshirje në këtë sulm kibernetik, por u shpreh se qeveria kineze përbën shqetësim për mënyrën si reagon ajo dhe individë të mbështetur prej saj në hapësirën kibernetike.

XS
SM
MD
LG