Lidhje

Vijojnë hetimet për Lazaratin


Lazarat
Lazarat

Kultivimi i marijuanës në Jug të Shqipërisë nis të sjellë viktima. Policia e Fierit tha se tre të rinj janë sulmuar me armë në zonën e Fratarit në Fier, njëri prej të cilëve ka humbur jetën dhe dy të tjerët kanë marrë plagë të rënda. Policia po heton mbi sulmin që dyshohet nga hetimet paraparake se ka ardhur nga një roje i armatosur që ruante një vatër të mbjellë me marijuanë e cila është shkatërruar nga policia.

Nga hetimet policore dyshohet se tre të rinjtë janë qëlluar kur kanë synuar të vjedhin sasitë e bimëve të mbjella të marijuanës në formë kubikësh. Kultivimi i marijuanës është përhapur gjerësisht këtë vit në shumë zona të Shqipërisë madje edhe në zona bujqësore në Fier dhe Lushnjë që më parë kultivoheshin me perime në formën e serave diellore. Angazhimi i policisë në zgjedhjet vendore dhe problemet e mprehta që ka sektori bujqësor kane favorizuar këtë aktivitet kriminal.

Ndërkaq Prokuroria e Krimeve të Rënda vijojn hetimet për vrasjen e pjesëtarit të Policisë Ibrahim Basha në fshatin Lazarat të Gjirokastrës të mërkurën e javës së shkuar. Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot masëne arrestit për tre të rinj nga Lazarati që akuzohen si pjesë e grupit të armatosur që qëlloi mbi policinë, ndërsa dy të akzuar të tjerë pritet të dalin para gjykatës.

Policia nisi prej së dielës tërheqjen nga ky fshat pas arrestimit te te pakten gjashte personave te dyshuar per ngjajren.Lazarati ishte deri nje vit me pare nje fshat i njohur për kultivimin e marijuanës në disa vite dhe sot perballet me pasojat e kesaj dukurie kriminale.

XS
SM
MD
LG