Lidhje

Papa Françesku në Amerikën e Jugut


Papa Françesku, kreu i parë i Kishës Katolike nga Amerika e Jugut, po kthehet në kontinent të dielën për të filluar një vizitë tetë-ditore në Ekuador, Bolivi dhe Paraguaj.

Papa 78-vjeçar po e lë mënjanë Argjentinën, vendin e tij të lindjes gjatë këtij udhëtimi, por ka në plan të shkojnë atje vitin e ardhshëm. Ky është udhëtimi i tij i nëntë qëkur ka marrë papatin më shumë se dy vjet më parë.

Ndërsa u largua nga Roma, Papa Françesku tha se donte të tërhiqte vëmendjen tek gjendja e njerëzve të varfër në të tre vendet që ai është duke vizituar ", veçanërisht të fëmijëve në nevojë, të moshuarve, të sëmurëve, të burgosuve dhe të varfërve."

Kisha Katolike Romake ka rreth 1.2 miliard pasues, me pjesën më të madhe të tyre në Amerikën Latine. Ekuadori, Bolivia dhe Paraguaj janë tre nga vendet më të varfra të Amerikës së Jugut.

XS
SM
MD
LG