Lidhje

Sokol Mjacaj arrest me burg


Gjykata në Shkodër vendosi masën e sigurisë me arrest me burg për 20 vjeçarin Sokol Fran Mjacaj, i cili akuzohet per vrasjen e dy shtetasve çekë të premten e kaluar.

I akuzuari Mjacaj mbërriti në Gjykatën e Shkodrës nën masa të rrepta sigurie, i shoqëruar nga forca të shumta të policisë.

Vrasja e dy turistëve çekë, ndodhi në afërsi të fshatit Prekal, të Komunës Postribë, rreth 19 kilometër nga qyteti i Shkodrës.

Sokol Mjacaj u arrestua në fshatin Grude e Re, 4 kilometër larg qytetit të Shkodrës.

Vrasja e dy turistëve nga Çekia ngjalli reagime të shumta për shkak se Sokol Mjacaj ishte nje person i njohur për policinë dhe drejtësinë. Ai ishte liruar nga burgu vetëm një muaj më parë. Në vitin 2011, Gjykata e Shkodrës e denoi atë me 10 vite burgim për vrasjen në bashkëpunim të një 13 vjeçari nga zona e Dukagjinit, por gjykata e apelit vendosi uljen e dënimit në 4 vite burg.

Pas daljes nga burgu, Sokol Mjacaj dënohet përsëri me një vit për veprën penale të vjedhjes dhe vetëm një muaj pasi ka dalë nga burgu, ai kreu vrasjen e dyfishtë të turistëve çekë.

Tre ditë më parë, Minsitri i Drejtësisë urdhëroi inspektimin e procedurave të ndjekura nga gjykatat. Të martën ispektorët e kësaj Ministrie mbërritën në Shkodër për shqyrtimin e procedurave.

XS
SM
MD
LG