Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot nga Tirana se vendet e Ballkanit kanë nevojë për një perspektivë të qartë të anëtarësimit në Bashkimin europian. Zonja Merkel nis nga kryeqyteti shqiptar një turne ballkanik, gjatë së cilit do të viztojë sonte Beogradin dhe nesër Bosnjen.