Lidhje

Përjashtime nga FIFA


FIFA TIMELINE - Chuck Blazer, 2011
FIFA TIMELINE - Chuck Blazer, 2011

FIFA përjashtoi ish-anëtarin e komitetit ekzekutiv Chuck Blazer që pranoi se kishte marrë rryshfete masive dhe bashkëpunoi në një hetim të qeverisë amerikane që ka tronditur organizatën botërore të futbollit.

Duke bërë publike sot masën me përjashtim të përhershëm, komiteti i etikës i FIFA-s tha se Blazer “kishte kryer vazhdimisht shkelje”, ndërsa kishte pozita të larta tek FIFA dhe tek CONCACAF-i, Konfederata e Futbollit e Amerikës së Veriut, asaj Qendrore dhe Karaibeve.

Komiteti tha se në pozitën e tij si zyrtar i futbollit, ai ishte një element kryesor në skema për oferta dhe marrje pagesash të paligjshme dhe rryshfete si edhe skema të tjera për përvetësim parash.

Amerikani Blazer që për dy dekada ishte një nga zyrtarët më të fuqishëm të futbollit në botë, pranoi jopublikisht fajësinë për 10 akt-akuza në nëntor 2013, si pjesë e një marrëveshjeje me prokurorët amerikanë.

XS
SM
MD
LG