Lidhje

Kosovë: OSBE-ja dënon dy incidente në në fshatin Gorazhdevc


Shefi i misionit të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, dënoi të premten dy incidente që kanë prekur komunitetin serb të fshatit Gorazhdevc të komunës së Pejës në Kosovën perëndimore.

Autoritetet thanë se në natën mes 8 e 9 korrikut, dy automjete në pronësi të një familjeje të komunitetit serb në këtë fshat janë qëlluar me armë dhe ka pasur përpjekje për të dëmtuar një monument në këtë fshat.

Në reagimin e ambasadorit Schlumberger dënohen “fuqishëm këto incidente që prekin komunitetin serb të Kosovës, e të cilat i kontribuojnë ndjenjës së shqetësimit dhe pasigurisë. E inkurajoj policinë dhe institucionet tjera që të hetojnë rastet shpejt, dhe të sjellin personat përgjegjës para drejtësisë. Incidentet e tilla ndikojnë negativisht në bashkëjetesën paqësore mes komuniteteve në Kosovë dhe duhet trajtuar me përparësi”.

Incidentet janë dënuar edhe nga Ministria për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG