Lidhje

Shënohet 70-vjetori i bombës në Nagasaki


Dita e sotme shënon 70 vjetorin e hedhjes së bombës së dytë atomike në Japoni nga forcat amerikane.

Qyteti japonez Nagasaki me këtë rast bëri përsëri thirrje për eliminimin e armëve bërthamore dhe për të mos lejuar qeverinë japoneze të heqë kufizimet për veprimtaritë e saj ushtarake.

Viktimat e bombës mbi qytetin port të Nagasakit u përkujtuan me një minutë heshtje dhe vendosjen e kurorave, ceremoni ku mori pjesë edhe Kryeministri Shinzo Abe.

Sulmi mbi Nagasaki shkaktoi vrasjen e më shumë se 70.000 njerëzve dhe e detyroi Japoninë të dorëzohej, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Sulmi erdhi tre ditë pasi Shtetet e Bashkuara hodhën një bombë atomike në Hiroshima, nga e cila u vranë dhjetëra mijëra njerëz.

XS
SM
MD
LG