Lidhje

Ambasada amerikane në Kubë


Cuba US Embassy

Faza tjetër e normalizimit historik të marrëdhënieve SHBA – Kubë do të zhvillohet në Havanë, ku nesër marinsat amerikanë do të ngrenë flamurin në ambasadën amerikane. Kjo ngjarje do të shënojë hapjen ceremoniale të selisë diplomatike pas dekadash marrëdhëniesh të ndërprera.

Ambasadat amerikane dhe kubane u rihapën njëkohësisht më datë 20 korrik. Kuba e zhvilloi muajin e kaluar ceremoninë e hapjes, ndërsa Shtetet e Bashkuara e shtynë ceremoninë për momentin kur Sekretari i Shtetit John Kerry do të kishte mundësinë të kryesonte një delegacion drejt Havanës.

Në prag të ceremonisë, Shtetet e Bashkuara po shmangin kritikat nga disidentët dhe nuk do t’i ftojnë në ceremoninë zyrtare.

“Ndërkohë që presim me padurim të rrisim angazhimin tonë diplomatik me qeverinë e Kubës, jemi po ashtu të ndërgjegjshëm për sfidat me të cilat përballemi në fushën e të drejtave të njeriut. Nuk do t’i shmangemi trajtimit të këtyre sfidave dhe do të vazhdojmë të takohemi me anëtarë kryesorë të shoqërisë civile në Kubë.”

Disa nga pakënaqësitë vijnë nga brenda SHBA-së.

“Administrata dhe sekretari i shtetit po i dërgojnë mesazhin disidentëve se nuk luajnë asnjë rol në këtë marrëdhënie të re, se janë të harruar dhe të lënë mënjanë.”

Një zyrtar amerikan tha se do të ketë një ceremoninë të dytë më të madhe në rezidencën e ambasadorit amerikan, ku do të ketë të ftuar edhe aktivistë politikë dhe të të drejtave të njeriut.

Rihapja e ambasadës do të lejojë që më shumë amerikanë të udhëtojnë drejt Kubës, dhe do t’u japë kubanëve më shumë qasje tek qeveria amerikane.

Por, kubanët e thjeshtë ndoshta nuk do të vënë re ndonjë ndryshim të menjëhershëm në jetët e tyre të përditshme, për sa kohë që do të vazhdojë të jetë në fuqi embargoja.

Presidenti Obama ka shprehur mbështetje për heqjen e embargos, e vendosur ndaj Kubës që në vitet ’60-të.

XS
SM
MD
LG