Emigrantët shqiptarë që po kthehen nga Greqia për sezonin turistik po kërkojnë kryerjen e disa shërbimeve në Shqipëri dhe vecanërisht ripërtëritjen e pasaportave të reja. Në Gjirokastër kushtet e këtij shërbimi janë të vështira dhe mbulojnë gjithë zonat e Qarkut që përfshin edhe Tepelenën dhe Përmetin. Emigrantët ankohen edhe për pika të shumta kontrolli të policisë dhe shërbimeve të tjera shtetërore përgjatë segmenteve kombëtare.