Lidhje

Dhjetëra viktima nga shpërthimi në Tajlandë


Të paktën 27 persona u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën gjatë një shpërthimi sot pranë një tempulli hindu në qendër të Bankokut.

Shpërthimi ndodhi rreth orën 19 sipas kohës lokale, në një qendër të njohur tregëtare, me hotele dhe njësi shitjeje lukzose që tërheq turistë dhe vizitorë të shumtë.

Sipas shtypit, mes viktimave janë të paktën katër shtetas të huaj. Ky është shpërthimi më i rëndnë në kryeqytetin e Tajlandës në dekadën e fundit.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Harman, i cili ndodhet në vendin e shpërthimit, thotë se “në se dikush dëshironte t’i shkaktonte dëm të madh industrisë së turizmit në Tailandë, ky ishte vendi idal për ta bërë atë”.

Në atë orë të mbrëmjes, thotë ai, në atë zonë kishte qindra njerëz. Momenti i shpërthimit është kapur nga kamerat e sigurisë aty pranë. Ende nuk dihen motivet dhe autorët e tij.

XS
SM
MD
LG