Një grup i lidhur me organizatën Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një sulm masiv me makinë bombë para një ndërtese për sigurinë e shtetit në Kajro sot në mëngjes, duke plagosur dhjetra vetë në sulmin e fundit ekstremist në vend.
Zyrtarët vendas thanë se të paktën gjashtë policë ishin mes të plagosurve nga shpërthimi i fuqishëm që shkatërroi fasadën e godinës qeveritare dhe theu xhamat e dritareve të ndërtesave përreth në një lagje rezidenciale.
Dëshmitarët thonë se autorët parkuan makinat e mbushura me eksplozivë para ndërtesës qeveritare para se të largoheshin me një makinë tjetër.