Këshilltarja amerikane për Sigurinë Kombëtare Susan Rice ndodhet në Pakistan për takime me kryeministrin e atij vendi dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Sipas Departamentit të Shtetit, ajo do të diskutojë një gamë të gjerë çështjes dhe kryesisht “sulmet terroriste dhe të militantëve” që ndërmerren nga territori pakistanez.
Pas takimit sot të zonjës Rice me kryeministrin Nawas Sharif në Islamabad, zyra e kryeministrit nuk shtjelloi në detaje bisedimet duke thënë se ishin përqendruar në çëshjte të interesit të përbashkët dhe të ardhmen e marrëdhënieve Amerikano-Pakistaneze.
Zonja Rice po ashtu ka mbajtur bisedime në nivele delegacionesh me këshilltarin e zotit Sharif, Sartaj Aziz, për çështje të sigurisë kombëtare dhe politikën e jashtme. Zonja Rice ka në plan të takohet edhe me shefin ushtarak të Pakistanit, gjeneralin Raheel Sharif.