Dy aroplanë ushtarakë rusë transporti me rreth 80 tonë ndihma humanitare kanë mbërritur në Siri për të ndërtuar një kamp me tenda për më shumë se 1 mijë refugjatë, ndërkohë që opozita siriane ka shprehur pakënaqësi ndaj Moskës lidhur me prezencës ushtarake në vendin ku dominon shumica arabe.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha sot se mes ndihmave humanitare kishte materiale për ndërtimin e kampit si krevatë, dyshekë, çisterna uji dhe sende të tjera.
Ndërkohë, zgjerimi i mbështetjes ushtarake ruse për qeverinë Assad në Damask ka ngritur shqetësime tek Shtetet e Bashkuara, por Moska thotë se shpreson të mënjanojë ndonjë “incident të padëshiruar” në Siri duke “koordinuar” me Shtetet e Bashkuara.
Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha sot në Moskë se "koordinim" do të thotë bashkëpunim me qeverinë siriane dhe ushtrinë – një opsion që nuk ka të ngjarë të marr mbështetjen amerikane.
Duke pare zgjerimin e fundit të Rusisë në Siri, zyrtarët amerikanë thane se janë të shqetësuar se RUsia mund të sulmojë grupet e mbështetura nga perëndimi në Siri dhe kjo mund të rrezikojë konfrontimin me forcat perendimore që luftojnë kundër grupit Shteti Islamik.
Duke iu referuar qindra sulmeve ajrore të ndërmara kundër militantëve të Shtetit Islamik nga koalicioni i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, zoti Lavrov tha se këto taktika nuk do të jenë në gjendje të shtypin luftëtarët e këtij grupi që kontrollon një pjesë tëmadhe të territorit në Siri dhe Irak. Shteti Islamik synon të rrëzojë si presidentin sirian Bashar al-Assad, që vazhdon të qëndrojë në pushtet megjithë luftën civile për tre vjet në vendin e tij, ashtu ehde qeverinë Shiite në Bagdat.
Presidenti amerikan Barack Obama thotë se veprimet e Rusisë në Siri mund të pengojnë Uashingtonin dhe vendet e tjera anëtare të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që të arrijnë një zgjidhje politike në Siri.
Zgjerimi i mbështetjes ushtarake ruse për qeverinë Assad në Damask ka ngritur shqetësime tek Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan Barack Obama:
“Do të angazhojmë Rusinë për ta informuar se nuk mund të vazhdojnë të përforcoj një strategji të dështuar.”
Presidenti amerikan i referohet mbështetjes ushtarake ruse për presidentin Bashar al-Assad nën maskën se po ndihmon Sirinë të vetmbrohet nga kërcënimet terroriste.
Shefi i politikës së jashtëme ruse, Sergei Lavrov, ka një mendim tjetër.
“Koordinimi është i rendësishëm për të shmangur incidentet e paqëllimshme. Kemi theksuar këtë që nga fillimi i veprimeve të udhëhequra nga kolegët tanë ameriakanë. Është më mirë vonë se kurrë, apelimi ndaj pjestarëve të koalicionit për të filluar bashkëpunimin me qeverinë dhe ushtrinë siriane.”
Ndërsa disa mendojnë se qëllimi i vetëm i Rusisë është mbështetja e qeverisë së Assadit, presidenti amerikan thotë se Uashingtoni dhe partnerët e tij nuk kanë përjashtuar bashkëpunimin me Rusinë nëse mund të arrihet një marrëveshje për Sirinë.
“Nëse duan të punojnë me ne dhe koalicionin prej 16 shtetesh, atëherë egziston mundësia e një marrëveshje politike ku Assadi të lëshojë pushtetin dhe një koalicion i ri forcash të moderuara, laike dhe gjithpërfshirëse mund të bashkohen për të rivendosur rendin në vend.”
Konflikti sirian mes demostruesve anti-qeveritarë dhe forcave qeveritare filloi rreth katër vite më parë pas një goditje gjakatare nga qeveria e Assadit.