Lidhje

Shkup: Miratohet projektligji për prokurorin e posaçëm


Macedonia, special prosecutor
Macedonia, special prosecutor

Në Maqedoni, partitë kryesore politike janë pajtuar rreth projektligjit për prokurorin e posaçëm që do të hetojë mes tjerash aferën e përgjimeve që çoi në krizën politike

Grupet e punës të katër partive kryesore në Maqedoni sot arritën marrëveshjen për prokurorin e posaçëm.

VMRO, Lidhja Social Demokrate, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare kanë miratuar projektin e ligjit mbi Prokurorin e posaçëm, në bazë të marrëveshjes së 2 qershorit dhe 15 korrikut, që duhet t'i japë fund krizës politike në vend. Sot ishte afati i fundit për zgjedhjen e prokurorit. Këtë detyrë pritet ta marrë prokurorja aktuale e qytetit të Gjevgjelisë, Katica Janeva.

Parlamenti ka hapur debatin për miratimin me procedurë të shpejtë të ligjit dhe të kandidates, e cila do ta kryejë këtë detyrë. Prokuroren e posaçme e pret shumë punë.Ajo, në radhë të parë, duhet të merret me hetimin lidhur me skandalin e përgjimeve, si dhe me akuzat që e rëndojnë drejtuesin e opozitës për përpjekjen e marrjes së pushtetit me dhunë. Prokurori i posaçëm do të ketë autonomi të plotë në veprimtarinë e tij; do të mund të zgjedhë vetë ekipin, përfshirë numrin e prokurorëve ndihmës, si dhe do të ketë një buxhet të hapur në dispozicion. Mandati i prokurorit të përgjithshëm do të jetë katër vjet, me të drejtën e rizgjedhjes.

Shtetet e Bashkuara dhe Komisioni Evropian e përshëndetënmarrëveshjen për prokurorin e posaçëm, duke theksuar se kjo arritjen paraqet një hap përpara drejt llogaridhënies dhe përgjegjësisë.

XS
SM
MD
LG