Lidhje

Obama-Castro bisedë në telefon


Presidenti amerikan Barack Obama pati një bisedë të rrallë telefonike me presidentin kuban Raul Castro, pasi Shtetet e Bashkuara lehtësuan kufizimet e udhëtimit dhe biznesit me vendin komunist.

Shtëpia e Bardhë tha se të dy udhëheqësit folën gjithashtu të premten rreth vizitës së Papa Françeskut në të dyja vendet e tyre dhe vlerësuan rolin e papës në përparimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Zyra e zotit Castro tha se ai theksoi thirrjen e tij se Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin fund plotësisht embargos ndaj Kubës dhe nevojën për thellimin e masave diplomatike të ndërmarra deri tani.

Lehtësimi i kufizimit të udhëtimeve në Kubë vjen dy muaj pas rivendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes Uashingtonit dhe Havanës.

XS
SM
MD
LG