Bashkimi i Sindikatave të Pavarura zhvilloi sot në Shkodër një protestë me pjesëmarrjen e disa qinda qytetarëve dhe pronarëve të bizneseve të vogla, të cilët po kundërshtojnë masat shtrënguese të qeverisë, e cila ka nisur javët e fundit një aksion të gjërë për formalizimin e biznesit. Kjo është protesta e para, që zhvillohet në Shkodër, pas ardhjes në pushtet të koalicionit të majtë.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ka përgatitur kronikën.