Lidhje

Shfuqizohet një ligj që bie ndesh me diversitetin


Më tepër se gjysma e shteteve në Shtetet e Bashkuara kanë një formë legjislacioni që e bën anglishten gjuhën e tyre zyrtare, në disa raste duke kërkuar që disa prej dokumenteve të shtypen vetëm në anglisht. Në vitin 2012, Distrikti Frederik në Merilend, miratoi një urdhëresë për përdorimin vetëm të anglishtes në dokumente. Përkrahësit e saj thanë se rregullorja e re do të kursente paratë e shtetit. Por kundërshtarët thanë se ajo i jep imgrantëve mesazhin se ata nuk janë të mirëpritur. Në vitin 2015, kjo masë e debatueshme ju dërgua përsëri për shqyrtim qeverisë së distriktit dhe u arrit që të shfuqizohet.

Frederiku i Marilendit ndodhet rreth 70 kilometra në veri të Uashingtonit. Popullsia e këtij distrikti është 80 për qind të bardhë, por komuniteti i imigrantëve, kryesisht hispanikë, atje po zgjerohet.

Dy vjet e gjysëm më parë, qeveria e distriktit miratoi një masë, e cila kërkonte që dokumentet zyrtare dhe të biznesit të shkruheshin dhe kryheshin në anglisht.

Ligji u kundërshtua me forcë nga grupe të imigrantëve lokalë, si Koalicioni i Imigrantëve të Frederikut, nën drejtimin e Ray Garzas.

“Çështja ishte në fakt një lloj deklarate, se imigrantët pa dokumente nuk ishin të mirëpritur në Distriktin Frederik.”

Elizabeth Chung, drejtoreshë e Qendrës Aziatiko-Amerikane është dakord me këtë:

“Unë mendoj se kur përdoren fjalët "vetëm anglishtja", kjo perceprohet sikur "nuk duam njeri tjetër këtu, vetëm ata që flasim anglisht."

Kur Jessica Fitzwater u zgjodh në Këshillin e Distriktit në vitin 2014, ajo menjëherë u përpoq që ky ligj të shfuqizohej.

“Ky ishte një ligj që në brendësi synonte të kishte nuanca kundër imigracionit".

Anëtari i Këshillit Billy Shreve, i cili votoi në favor të ligjit në vitin

2012, thotë se ligji nuk kishte patur asnjëherë synimin për të qenë kundër imigracionit, por ishte një mënyrë për të kursyer para, përmes pakësimit të kostos së madhe për përkthimin e dokumenteve të distriktit në gjuhë të ndryshme:

“Në fakt ligji thonte se gjuha zyrtare e dokumeneve në Distriktin Frederik është anglishtja, pra në se dikujt i nevojiteshin shërbime të tjera profesionale, duhet të paguante vetë ".

Por zonja Fitzwater mendon se kjo urdhëresë ishte më e ndërlikuar se kaq:

“Në diskutimet rreth urdhëresës origjinale dhe gjatë seancave dëgjimore publike, sinqerisht, tingëllonte sikur anglishtja po rrezikohej dhe se deklarimi i saj gjuhë zyrtare në Distriktin Frederik dukej sikur do ta shpëtonte."

Ky ligj u shfuqizua në gusht, me një votim 4 me 3. Zonja Fitzwater thotë se kjo dërgon një mesazh për Frederikun:

“... Se ne jemi të hapur, se e duam diversitetin, se nuk kemi paragjykime për të pranuar vetëm personat që u ka qëlluar ta kenë anglishten gjuhë të tyre të parë".

XS
SM
MD
LG