Partitë politike në Maqedoni po përpiqen të gjejnë zgjidhje për reformat që burojnë nga marrëveshja e 2 qershorit, ndërkohë që njëkohësisht po përgatiten për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në muajin prill të vitit të ardhshëm. Bashkimi Demokratik për Integrim emëroi sot shefin e Shtabit Qendror të zgjedhjeve dhe përgjegjësit e shtabeve lokale.