Lidhje

Bisedime ndërkombëtare për Sirinë


U.S. Secretary of State John Kerry chats with German Foreign Minister Frank-Walter Steinmeier, United Nations Special Envoy for Syria Staffan de Mistura, and Assistant Secretary of State for Near Eastern Affairs Anne Patterson on October 30, 2015, at the
U.S. Secretary of State John Kerry chats with German Foreign Minister Frank-Walter Steinmeier, United Nations Special Envoy for Syria Staffan de Mistura, and Assistant Secretary of State for Near Eastern Affairs Anne Patterson on October 30, 2015, at the

Udhëheqësit botërorë po ndjekin me vëmendje zhvillimet sot në Vjenë, ku Shtetet e Bashkuara dhe një grup vendesh të tjera po përpiqen nëpërmjet bisedimeve ndërkombëtare të hapin rrugën për të ardhmen e Sirisë pa Presidentin Bashar al-Assad.

“Jemi mbledhur për të shqyrtuar nëse mund të mbushim boshllëkun ndërmjet pozicionit ruso-iranian nga njëra anë dhe qëndrimit të shumicës së vendeve të tjera nga ana tjetër. Po eksplorojmë nëse ka një mënyrë për t’i dhënë fund vuajtjeve dhe vrasjeve në Siri.”

Arritja e një kuadri të përbashkët nuk do të jetë e lehtë dhe nuk pritet të ketë arritje kryesore në takimin e sotshëm të 15 vendeve në Vjenë.

Gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan, disa ligjvënës shprehën shqetësimin për faktorin Iran-Rusi dhe misionin amerikan në Siri.

“Tashmë Assadi po ndihmohet nga Rusia, ndërkohë që ne ndodhemi atje për të luftuar ISIS-in, dhe nuk mbrojmë dot njerëzit që kanë mundësinë për t’i rikthyer sigurinë Sirisë. Është një situatë shumë konfuze. Është e vështirë të themi se kush do të jetë rezultati për ne.”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, thotë se synimi është që Assadi të mos qeverisë më Sirinë, por arritja e një qëndrimi të përbashkët me vende si Rusia dhe Irani pritet të jetë e vështirë.

XS
SM
MD
LG