Lidhje

Egjipti hedh poshtë pretendimet e ISIS për rrëzimin e avionit


Presidenti egjiptian Abdul Fattah al-Sisi i hodhi poshtë duke i quajtur “propagandë” pretendimet nga kryengritësit e Shtetit Islamik se ata e rrëzuan një avion rus që u përplas në Gadishullin Sinai, duke shkaktuar vdekjen e 224 vetëve në bord.

Presidenti Sisi i tha BBC-së se kjo lloj propagande është një mënyrë për të dëmtuar stabilitetin dhe sigurinë e Egjiptit dhe imazhin e tij.

Ai shtoi se gjendja në Sinai është nën kontroll të plotë.

Ndërkohë, hetuesit në Egjipt filluan të analizojnë kutitë e zeza të avionit ndërsa familjet ruse filluan procesin e identifikimit të 140 trupave që u dërguan në Shën Peterburg.

XS
SM
MD
LG