Lidhje

Erdogan premton luftë ndaj militantëve kurdë


Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan u zotua se do ta vazhdojë fushatën ushtarake kundër militantëve kurdë, pasi partia e tij në pushtet siguroi fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Erdogan tha sot se Turqia do ta vazhdojë luftën derisa çdo militant i PKK-së, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e jashtëligjshme në Turqi, të mundet.

Avionët e Turqisë kanë bombarduar objektiva në Turqinë juglindore dhe në Irakun verior. Qindra vetë janë vrarë në luftimet mes të dy palëve në muajt e fundit.

Në korrik, PKK e prishi armëpushimin tre-vjeçar me Turqinë, pasi qeveria bombardoi bazat e stërvitjes ushtarake të saj në Irakun verior, ndërsa luftëtarët e PKK-së luftonin me militantët e ISIS-it.

Luftimet mes Turqisë dhe PKK-së kanë shkaktuar 40 mijë të vrarë që nga viti 1984.

XS
SM
MD
LG