Lidhje

Amb. Lu: Drejtësisë i tremben të korruptuarit


Ambasadori amerikan: SHBA-të mbështesin ndryshimet kushtetuese. Është një reformë rrënjësore që për herë të parë do të ndërmarrë hapa për të eliminuar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar dhe të paaftë

Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu tha se Shtete e Bashkuara mbështesin propzimet për ndryshimet kushtetuese, ndërsa foli me tone të forta ndaj atyre që kundërshtojnë reformën në Drejtësi.

“Kush i trembet më shumë reformës në Drejtësi? Unë e di kush. Ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë, gjykatësit e paaftë dhe prokurorët që marrin paratë tuaja, kur, kurrë nuk e ndjekin penalisht dikë. Këta persona duan të vazhdojnë të mbushin xhepat me paratë e popullit shqiptar. Mendoni për ta, sa herë që këta njerëz e kritikojnë reformën në Drejtësi”, u shpreh zoti Lu.

Ambasadori Lu për Drejtësinë dhe Korrupsionin në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:36 0:00

Ambasadori amerikan i bëri këto komente gjatë një aktiviteti për pushtetin gjyqësor të organizuar në kuadër të Reformës në Drejtësi. Duke nënvizuar faktin se Shtetet e Bashkuara "mbështesin plotesisht ndryshimet kushtetuese" dhe "janë angazhuar në shkrimin dhe diskutimet ekspertëve për secilin prej ndryshimeve kushtetuese", ambasadori Lu theksoi se “kjo është një reformë rrënjësore që për herë të parë do të ndërmarrë hapa për të eliminuar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar dhe të paaftë”.

Ambasadori Lu kërkoi që “të gjitha partitë politike të Shqipërisë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe t’i japin fund sulmeve politike”.

Duke ju referuar deklarimeve të një gjyqtari mbi rrezikun se ndryshimet kushtetuese mund të kompromentonin pavarësinë e gjyqësorit, ambasadori amerikan theksoi se “asnjë shqiptar i vetëm sot, nuk beson se sistemi i drejtësisë është i pavarur. Jo i pavarur prej kërkesës për ryshfet, Jo i pavarur prej telefonimit të drejtësisë në të cilën persona të fuqishëm telefonojnë drejpërdrejt gjyqtarët me udhëzime, si dhe Jo i pavarur prej kërcënimeve kriminale prej krimit të organizuar. Kjo reformë – saktësoi ai - do ti japë shansin e vërtetë Shqipërisë për të bërë sistemin e drejtësisë të pavarur për herë të parë”.

XS
SM
MD
LG