Lidhje

Dyshime për të ardhmen e Shengenit


Sulmet terroriste të Shtetit Islamik në Paris e kanë vënë në dyshim të ardhmen e zonës Shengen. Disa nga autorët njiheshin nga agjencitë e zbulimit, megjithatë nuk ishin kapur. Korrespondenti Henry Ridgwell njofton nga Londra se ministrat evropianë mbajnë sot një takim në Bruksel për të diskutuar rrugët për përmirësimin e sigurisë.

Autorët e sulmeve të Parisit, duket se ishin të lire të qarkullonin në Evropë, duke koordinuar goditjet e tyre mes Francës dhe Belgjikës.

Zona e Shengenit në Evropë u jep mundësinë njerëzve të udhëtojnë pa pasaporta në 26 vende. Është një nga gurët e themelit të Bashkimit Evropian, por analistët thonë se problemet e këtij sistemi kanë dale në pah.

“Nuk mendoj se do të shohim fundit e Shengenit por besoj se veçanërisht në muajt në vazhdim, do të shohim që vendet pa shumë bujë do të përforcojnë aspekte të ndryshme të sigurisë kufijve. Mendoj se është një nga shtyllat më të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe nuk mund të shfuqizohet krejtësisht”.

Hollanda ka propozuar krijimin e të ashtuquajturës një mini-zone Shengen, duke përjashtuar vende si Greqia dhe Italia, ku po mbërrin një numër i madh emigrantësh pa dokumenta. Por Gjermania e ka hedhur poshtë këtë propozim.

“Objektivi ynë politik duhet të jetë që e gjithë zona Shengen të bëhet sa më funksionale të jetë e mundur. Bëhet fjalë që të ketë një kontroll më efikas të hyrjeve dhe daljeve të luftëtarëve sirianë dhe përkrahësve të Shtetit Islamik”.

Organizatori i sulmeve Abdelhamid Abaaoud, që u vra të mërkurën në një aksion në rrethinat e Parisit, ishte krenuar në rrjetet sociale me aftësinë e tij për të hyrë e dalë nga Evropa në Siri, ku vepron Shteti Islamik.

Franca tha dje se lëvizjet e Abaaoudit nuk ishin regjistruar.

“Ai duhet të ketë hyrë në Evropë, dhe ka vazhduar në Francë. Vetëm më 16 nëntor, pas sulmeve të Parisit, një shërbim zbulimi nga një vend joevropian, kishte bërë të dikur që ishte në dijeni të pranisë së tij në Greqi”.

Një nga autorët e sulmeve të Parisit, Ahmad Al-Mohammad duket se e ka prezantuar veten si refugjat për të udhëtuar nga Siria në Greqi, përmes Turqisë.

Së bashku me forcat kombëtare, agjencia e Bashkimit Evropian Frontex është ngarkuar të ruajë sigurinë e kufijve të jashtëm të Shengenit, si në Greqi. Por buxheti i saj u shkurtua gjatë krizës financiare. Vetëm këtë vit është rritur me 122 milionë dollar. Por është e pamjaftueshme, thotë Calum Jeffray.

“Mendoj se kjo ka ushtruar një presion të jashtëzakonshëm ndaj kufijve të jashtëm pa burimet për ta mbështetur një lëvizje të tillë. Pra ata nuk mund të përballojnë këto presione me burimet që kanë aktualisht”.

Franca u ka bërë thirrje partnerëve evropianë për të përmirësuar me urgjencë sigurinë dhe zbulimin, duke paralajmëruar se bëhet fjalë për vetë fatin e BE-së.

XS
SM
MD
LG