Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sporteve të Shqipërisë zonja Nora Malaj, ishte në Nju Jork për të vizituar disa shkolla shqipe në Staten Island dhe për të diskutuar mbi rrugët e bashkëpunimit për unifikimin e teksteve për mësimin e shqipes. Gjatë bisedës në studion e Zërit të Amerikës, ajo komentoi edhe për disa nga problemet me të cilat ndeshet arsimi në Shqipëri dhe që janë bërë shkak për protesta nga studentët.