Lidhje

Kilianët përkujtojnë Pablo Nerudën


FILE - A copy of an old newspaper featuring Chile's Nobel-Prize winning poet Pablo Neruda is seen in his home in Santiago, Chile, Nov. 8, 2013.
FILE - A copy of an old newspaper featuring Chile's Nobel-Prize winning poet Pablo Neruda is seen in his home in Santiago, Chile, Nov. 8, 2013.

Kilianët festuan jetën dhe veprën e shkrimtarit të tyre me famë botërore Pablo Neruda, fitues i Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 1971.

Ai quhej Ricardo Eliécer Neftalí Reyes Basoalto, por në letërsi u bë i njohur me emrin Pablo Neruda. Në Santiago u zhvillua një paradë me balona gjigande që paraqisnin portretin e shkrimtarit dhe imazhe fanstastike zogjsh dhe peshqish, në kujtim të veprës së tij shpesh surrealiste.

Më tepër se 40 vjet pas vdekjes së tij, poemat e Nerudës për dashurinë dhe jeta e tij plot aventura vazhdon të jetë burim frymëzimi për bashkatdhetarët e tij.

Edhe pse ishte më tepër i njiohur si poet i dashurisë, Neruda ishte edhe diplonat dhe një politikan i majtë, mik me presidentin socialist kilian Salvador Alende, i cili vrau veten gjatë grushtit të shtetit në Kili në vitin 1973, që rrëzoi qeverinë e tij.

Në atë kohë 69 vjeçar, Neruda, vuante nga kanceri; ai u traumatizua nga persekutimi i miqve të tij dhe kishte në plan të mërgonte, por ai vdiq në rrethana të dyshiomta 12 ditë pas grushtit të shtetit.

XS
SM
MD
LG