Lidhje

Presidenti Obama në shfaqjen e Seinfeld

Vaşinqton - ABŞ-ın sabiq prezidenti Barak Obama və sabiq birinci xanım Mişel Obama Smitsonian Milli Qalereyasında

Vaşinqton - ABŞ-ın sabiq prezidenti Barak Obama və sabiq birinci xanım Mişel Obama Smitsonian Milli Qalereyasında

Presidenti Barack Obama u intervistua nga komediani i famshëm Jerry Seinfeld për sezonin e shtatë të shfaqjes së tij në internet, “Comidians in Cars Getting Coffee”.

Ky episod, i cili u postuar vonë të mërkurën, tregon komedianin të përshëndes kryekomandantin duke parë përmes dritares së Zyrën Ovale.

http://comediansincarsgettingcoffee.com/president-barack-obama-just-tell-him-you-re-the-president

Shfaqja, e cila zakonisht ka si personazh Seinfeldin dhe një tjetër komedian që hipën papritur në makinë dhe shëtisin përreth duke biseduar, ndërsa ndalin për kafe, u zhvillua këtë herë në ambjentet e Shtëpisë së Bardhë.

Seinfeld tha se Obama "ka aq shumë humor sa për t'u kualifikuar" për një emision të vetin.

Në episod, të dy janë në një makinë Corvette Stingray Split të vitit 1963, që Obama e përshkroi si "një makinë të lezetshme."

Presidenti tha se kur ai ishte fëmijë, një mik i familjes kishte një automjet të ngjashëm dhe se ishte një ëndërr e fëmijërisë së tij ta ngiste një makinë të tillë.

Të dy u ulën për disa minuta dhe biseduan brenda limuzinës presidenciale të njohur si "The Beast", që Obama e përshkroi si një Cadillac të ndërtuar mbi kornizën e një tanku. Presidenti bëri shaka duke thënë se makina është e pajisur me aftësinë për të porositur një nëndetëse bërthamore, si dhe me ngrohje sediljesh. Pas kësaj Seinfeld u përgjigj se këto të fundit janë "shumë standarde."

Kur u pyet nga komediani për atë që do të donte të bënte e që aktualisht nuk është në gjendje, Obama tha se do të donte dilte një shëtitje në mëngjes të shtunave dhe të takonte papritur një mik dhe të bisedonte. "Anonimiteti nuk është diçka që vlerësohet sa duhet", tha Obama.

"Me gjithë respektin që kam," tha Seinfeld: "Unë e mbaj mend shumë mirë kur nuk isha i famshëm. Nuk ishte aq mirë."

Në një moment, ndërsa ata po shkonin përsëri në ndërtesë, presidentit i jepet një pije nga një anëtar i personelit, dhe thotë me shaka se ishte "një pije që e merrte në mesditë" para se të dy të shpërthenin në të qeshura.

XS
SM
MD
LG