Lidhje

Libri i Hitlerit


Germany Mein Kampf
Germany Mein Kampf

Për herë të parë që nga vdekja e Hitlerit, Gjermania botoi manifestin politik të udhëheqësit nazist “Mein Kampf”, “Lufta ime”, që doli në qarkullim sot në Mynih.

Botimi, i shoqëruar me shënime shpjeguese, u parapri nga një debat i nxehtë nëse teksti është një fushatë e neveritshme raciste apo një mjet i dobishëm edukativ.

Të drejtat e autorit për tekstin që Hitleri e shkroi nga viti 1924 në 1926 dhe që u ndalua nga aleatët në fund të Luftës së Dytë Botërore, skaduan pas 70 vjetësh në fund të vitit 2015, duke i hapur rrugën një botimi me paragrafë shpjegues dhe rreth 3 mijë e 500 shënime.

Sot, teksti me 2 mijë faqe dhe dy vëllime doli në shitje pasi tre vjet punë nga akademikët në Institutin e Mynihut për Histori Bashkëkohore.

XS
SM
MD
LG