Lidhje

Jeta dhe vepra a pazakontë e këngëtarit David Bowie


Rock star David Bowie performs on stage at Wembley Stadium, London, July 13, 1985, during the Live Aid famine relief rock concert. (AP Photo/Joe Schaber)
Rock star David Bowie performs on stage at Wembley Stadium, London, July 13, 1985, during the Live Aid famine relief rock concert. (AP Photo/Joe Schaber)

Vdekja e papritur e David Bowie-it ka rindezur interes në mbarë botën tek një brez i ri që sapo është prezantuar me muzikën e tij. Metamorfoza e paraqitjes së tij dhe ndikimi i kulturave të ndryshme, në krijimtarinë e tij, e kanë ngritur Bowien në statusin e yllit të artit botëror.

TEXT: Këto ditë shitjet e albumit të fundit të David Bowiet "Black Star" nuk reshtin. Admirimi për artistin është rigjallëruar dhe shtuar së tepërmi. Qofshin të rinjtë në Amerikë, apo në Azi, David Bowie vazhdon të tërheqë audiencat në çdo kontinent.

Dashuria dhe mrekullimi që ai ndjente për Japoninë dhe Kinën, duken qartë në muzikën e krijuar prej tij dhe në stilin që ai ka frymëzuar.

Mospërfillja e Bowie-t për konvencionalen dhe personalitetet e tij që shfaqeshin në skenë me një pompozitet hermafrodit, fituan admirimin e njerëzve nga kultura dhe shoqëri të ndryshme.

Në Hong Kong Bowie krijoi një rrymë komplet të re arti në vitet 1980.

Këngëtari kantonez i muzikës pop Anthony Wong, thotë se Bowie ka patur një ndikim tepër të rëndësishme tek ai:

"Muzika e tij magjepsëse rok në fillim të viteve '70 më dha fuqi të madhe dhe shërbeu si nxitje për mua. Unë e kam ditur gjithnjë se kam qenë homoseksual, por ai është i pari që ka dalë hapur në muzikën pop si homoseksual, apo bioseksual. Ai e shprehu këtë me muzikën dhe imazhin e tij", thotë ai

Një ekspozitë në retrospektivë, e cila fillimisht u hap në Londër në vitin 2013 tani ndodhet në Holandë. Më pas ekspozita do ta vazhdojë turneun e saj nëpër në botë, në Tokio, vitin e ardhshëm.

"David është dhe ka për të qenë një artist tepër i rëndësishëm. Jo vetëm në saje të muzikës që ai krijoi, filmave ku ai interpretoi dhe videove të tij, por për magjinë që ai krijoi në mesin e admiruesve të tij në mbarë botën, përmes një pafundësie nuancash kulturore: nga arti japonez, tek ai gjerman në vitet '70. Shumë vizitorë në ekspozitë thonë: përmes Davidit kam mësuar këtë, apo atë…dhe kjo më ndryshoi jetën",- thotë kuratori i ekspozitës Geoff Marsh.


Ai thotë se aftësia e Bowie-it për të sfiduar rregullat konvencionale përmes shpirtit të tij krijues i ka ndihmuar shumë njerëz të kuptonin se çfarë mund të arrinin.

"Një tjetër tipar i fuqishëm i tij ishte ndjenja e magjepsjes që krijonte tek të tjerët, duke i nxitur të bëjnë atë që u pëlqen. Ai u thoshte njerëzve: nëse unë mund ta bëj këtë, edhe ju mund ta bëni. …Dhe mendoj se kjo ishte arsyeja që njerëzit shfaqnin aq shumë interes për të, qoftë ky interesim me baza kulturore, gjinore, apo thjesht për t'u argëtuar,"- thotë kuratori.

Dëshira e Bowie-it për të renë u bë e qartë nga përdorimi i tij me guxim i teknologjive sociale, hap pas hapi me avancimin e tyre.

Kënga "Ashes to Ashes" e albumit "Scary Monsters" doli në vitin 1980, një vit para se të fillonte kanali MTV. Ajo këngë ishte në avangardë të tendencave të kohës; albumi u pasua me produksionet e sofistikuara të viteve '80, që po zëvendësonin interpretimet televizive.

Imazhet e habitshme të Bowie-it, në kostume ekstravagande, së bashku me të rinjtë e rrymës "London Blitz" e bënë regjistrimin e tij "Ashes to ashesh" një hit televiziv; njëkohësisht, ai zuri vendin e parë në programin muzikor të radios britanike.

Rryma “Blitz” përqafonte idenë e rebelimit, atë të bukurisë së eksperimentimit dhe të modës.

Darla Gilroy është një prej anëtarëve të grupit muzikor "The Blitz kids"
që u përfshinë në videon e Bowie-it.

Ajo me një shoqe ishin studente në Universitetin e Arteve të Londrës, shkolla e modës, kur Bowie i pa dhe i zgjodhi ato.

Darla Gilroy, Universiteti i Arteve, Londër- drejtoreshë e programit të modës thotë:

"Një nga ndihmësit e tij na tha "David dëshiron që ju të bëheni pjesë e videos së tij të re". Në fillim menduam se ishte diçka e sajuar, por pas dy ditësh u takuam me të në 4 të mëngjesit në një kompani produksioni në
Mayfair. Në sekret të plotë shkuam pastaj në një plazh të braktisur në Hastings."

Gilroy me shoqen e saj veshën kostumet e tyre në regjistrimin e
Bowie-it "Ashes to Ashes". Darla Gilroy thotë se kjo ngjarje pati një ndikim afatgjatë në jetën e saj, por vetë Bowie, tregon ajo, ishte një njeri shumë i çiltër dhe i natyrshëm.

"Ai ishte shumë i drejtpëdrejtë; hëngrëm bashkë drekë ditën e dytë të xhirimit; bisedoi me ne, ishte një njeri shumë normal. Edhe pse ishte aq i famshëm, dhe ne fillimisht patëm ndrojtje prej tij, ai u soll me ne shumë natyrshëm."- kujton Darla.

Në këto ditë, kur admiruesit e Bowiet ndjejnë trishtim për ndarjen e tij nga jeta, ata gjithashtu po nderojnë dhe festojnë veprën e tij artistike.

XS
SM
MD
LG